Nga Xhumadije Ibrahimi

 

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hasinor, në Maqedoni ka 54 deponi në nivel lokal, por asnjëra nga to, me përjashtim të deponisë ‘Drislla’, në Shkup,  nuk i plotëson standardet europane për grubullimin e mbeturinave.  Ka edhe qindra deponi  të tjera ilegale të ashtuquajtura të egra, të cilat funksionojnë jashtë çdo standardi.Pamjet që po i ndiqni janë bërë këto ditë në deponinë e Strugës që është jo më shumë se dyqind metra larg  qendrës së qytetit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë. Përllogaritjet flasin se këtu shkarkohen dikur rreth 45 mijë-metër-kub mbetje.

Dimitri Golaboski  nga Shoqata për Zhvillim dhe aktivizëm “Aqua” akuzon institucionet kompetente për këtë situate.

“Kjo me siguri është pasojë e mosmarrjes së masave përkatëse dhe është pasojë e menazhimit të pasuksesshëm me mbetjet. Për pasojë na u paraqit deponia shpeshherë e ndezur  që, qysh në fillim llogaritej si e përkohshme. Dhe, fakti se është e përkohshme, domethënë se nuk i plotëson standardet për të qenë e përhershme dhe, konform kësaj shprehja më përkatëse është ‘deponi e egër’”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Krenar Lloga – Sekretar i Komunës së Strugës, thotë se kjo komunë nuk është e vetmja e cila ballafaqohet me këtë problem.

“Probleme të mosmenaxhiumit të mbeturinave ka edhe në komunat e tjera- në Kërçovë, Gostivar e Tetovë. Kundërmimi dhe tymi janë diçka që më nuk e vret syrin e qytetarëve. Zgjidhja kërkohet nga pushteti- qoftë ai local e qëndror. Për rrafshin e Pollogut – shtegdalja është në deponinë Rusino në komunën e Gostivarit”.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kërkon që komunave t’u barten të gjitha kombetencat në sferën e menaxhimit me deponitë.

Dhe, mes hezitimit për gjetjen e zgjidhjeve afatgjatë të alarmuara nga shoqatat për mbrotjen e mjedisit dhe zgjidhjeve të përkohshme të ofruara nga komunat, deponitë e egra  gjithandej vendit, vazhdojnë t’i mëshojnë kambanës së alarmit se Strategjia në shkallë vendi duhet të vëhet në jetë. Në të kundërtën, deklaratat se  integrimi në familjen evropiane është  interes strategjik  yni mbeten vetëm fjalë që pas çdo pale zgjedhjesh – i merr era.

 

Dokumentarin e plotë e gjeni në videon e mëposhtme: