Qëllimi i lajmit të rrejshëm për hotelin e rrejshëm praktikisht ishte tentim për mashtrim, ndërsa motivi ishte i thjeshtë: të mashtruarit të paguajnë paraprakisht për vendosje në hotel në një llogari bankare, ndërsa mashtruesit lehtësisht të vijnë te paratë. Mënyrat e keqpërdorimeve të internetit gjithnjë ndryshojnë, ndërsa një mbrojtje e përsosur është e pamundshme. Janë të rëndësishme informimi dhe edukimi i qytetarëve, që ata të mbrohen nga lajmet e rrejshme, autorët e të cilave kanë për qëllim mashtrimin.

 

Autore: Bjanka Stankoviq

 

Para disa muajsh, në fillim duke mos dyshuar se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm, për mashtrim, një organizatë joqeveritare maqedonase kishte aplikuar në një shpallje në internet për pjesëmarrje në një konferencë ndërkombëtare në SHBA. Disa anëtarë kishin aplikuar në shpalljen për akreditim. Në korrespondencën, aplikantëve u ishte kërkuar që nëpërmjet një banke ndërkombëtare me ekspoziturë edhe në Maqedoni të paguajnë për vendosje në hotel, duke i bindur aplikantët se nëpërmjet kësaj banke paratë arrinin më shpejt.

 

Ky është adresa e pretenduar e organizatës
 

Mashtrim në internet nëpërmjet ueb portalit të rrejshëm në relacionin Maqedoni-SHBA

 

Kandidatët organizatës joqeveritare përkatëse ishin të befasuar me luksin e hotelit dhe sigurisht edhe me çmimin jo të lartë për një natë buajtje. Akoma më tepër nga ambienti ku ishte vendosur hoteli, ashtu siç shihej në fotografitë në ueb portalin nëpërmjet të cilit organizohej konferenca tematike ndërkombëtare. Dyshimi i kishte çuar në një verifikim më të hollësishëm mbi organizatorin, me çka zbulojnë që lajmi është i rrejshëm dhe se oferta për vendosje në hotel gjithashtu ishte e rrejshme. Zbulojnë se askush një konferencë të këtillë nuk kishte paralajmëruar dhe se një hotel i këtillë fare nuk ekzistnte. Respektivisht se gjithçka ishte e rrejshme: nga lajmi, fotografitë, gjer te elementet që përmbante oferta. Fotografitë të vendosura në ueb portal ishin të rrejshme, të marra nga faqe tjera të internetit.

 

Në dukje sipas ueb portalit gjithçka dukej e vërtetë, por përmes një komunikimi me një mik në SHBA, i cili kishte bërë një hulumtim të shkurtër mbi këtë organizatë dhe për hotelin, mësojnë se në realitet të dhënat e dërguara ishin të rrejshme.

 

Ky është vendi ku gjoja është vendosur hoteli diku në SHBA
 

Qëllimi i lajmit të rrejshëm për ngjarjen praktikisht ishte tentim për mashtrim, ndërsa motivi ishte i thjeshtë: të mashtruarit të paguajnë paraprakisht për vendosje në hotel në një llogari bankare, ndërsa mashtruesit lehtësisht të vijnë te paratë

 

Interneti është i vërshuar nga lajmet e rrejshme mes të cilave edhe ato për blerje të rrejshme nëpërmjet internetit.

 

Pas mashtruesve gjurmon edhe “Interpoli”

 

Shembuj të këtillë ka gjithnjë e më tepër, mirëpo për dallim nga ato paraprakë, një numër jo aq edhe i vogël ia dalin me sukses. Dukurinë e vërtetojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ky institucion thonë:

 

Sektori për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore digjitale, pranë Byrosë për siguri publike në suaza të kompetencave të tyre për veprim, vepron në bazë të veprave penale nga sfera e mashtrimeve kiberntike dhe të internetit në pajtueshmëri me nenin 251 nga Ligji Penal i Republikës së Maqedonisë. Deri të sektori gjithnjë e më shpesh arrijnë denoncime nga ana personave fizikë dhe juridikë, të cilët kanë qenë pjesë e një tipi të tillë mashtrimesh.

 

Për vetë faktin që këto mashtrime më tepër ndodhin jashtë, respektivisht pagesat nga persona fizikë dhe subjektet juridike të dëmtuara përfundojnë jashtë shtetit tonë, në përputhshmëri me kompetencat e Sektorit për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore dërgohet kërkesë në Sektorin për bashkëpunim policor ndërkombëtar, Interpol, me qëllim që të merren informacione për shfrytëzuesin e llogarisë bankare në vendin ku janë bërë pagesat“,thonë nga MBP për këtë storie gazetareske.

 

Ata gjithashtu e njoftojnë edhe prokurorin publik, i cili nëse është e nevojshme gjatë procedurës ka ingerenca të ngre procedurë për ndihmë juridike ndërkombëtare, nëse e njëjta është kërkuar nga shteti, ku nëpërmjet informacioneve të rrejshme janë paguar mjetet në të holla.

 

Me edukim në mbrojtje nga ueb portalet e rrejshme dhe mashtrimet e internetit

 

Për ekspertin e mediave sociale, Sead Xhigall, më e rëndësishme mbetet informimi dhe edukimi i qytetarëve, që ata të mund t’i zbulojnë, t’i njohin dhe në këtë mënyrë paraprakisht të mbrohen nga keqpërdorimet dhe mashtrimet e internetit.

 

„Nëse nuk bëhet fjalë për servise të njohura ose brende që zakonisht shfrytëzohen në vend dhe në botë, qytetarët patjetër t’i verifikojnë të dhënat për to. Verifikimi mund të bëhet nga kërkimet e rëndomta në internet, konsultimeve me miq që kanë përvojë, deri te informimi nga kompetentët mbi atë nëse serviset janë të sigurta, që nëpërmjet rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit mund lehtë t’iu ndihmojnë qytetarëve“ – thekson Xhigall.

 

Tre herë verifiko, njëherë bli-rregulla e artë për mbrojtje gjatë online blerjes

 

Sipas Zoran Riçllievit, ekspert për media digjitale, më e rëndësishe mbetet që të verifikohet shitësi me adresë dhe informacione për kontakt, respketivisht nëse ka ai shitore oficiale, ose bëhet fjalë për rast paraprak të lajmit të rrejshëm dhe tentim për mashtrim, ose mbase bën shitje nëpërmjet shpalljeve ose rrjeteve sociale me identitet të fshehur.

 

Mashtrimet e internetit Riçlliev i ndërlidhë kryesisht me lajmet e rrejshme.

 

„ E njëjta që vlen për lajmet e rrejshme, vlen edhe për ofertat e rrejshme-Verifikoni burimin. Shpesh të njëjtat produkte që i ka në shitore për një çmim më të vogël mund të jenë te shitësit jo zyrtarë nëpërmjet shpalljeve ose rrejeteve sociale, megjitthatë rekomandohet që të mos blihet nga ata, sepse në këtë rast blerësi nuk ka mbrojtje të garantuar dhe kjo nuk është legale. Blerësi që me vetëdije blenë nga ndonjë që është illegal është bashkëpjesëmarrës“, thotë Riçlliev.

 

Me këtë ndërlidhet edhe Xhigall. Ai thotë se mënyrat e keqpërdorimit gjithnjë ndryshojnë dhe një mbrojtje e përsosur nuk është e mundur. Mirëpo, qytetarët patjetër të jenë të trajnuar të njohin, të jenë mirë të informuar mbi serviset nga të cilat porosisin shërbime ose produkte dhe të kenë kujdes se kujt ia dorëzojnë të dhënat personale dhe bankare.

 

„duhet të paraqiten të institucionet përkatëse, ndërsa mediat duhet të mundësojnë hapësirë qasjeje për informim dhe këshilla preventive për qytetarët nëpërmjet përfshirjes së ekspertëve dhe përvojave të shfrytëzuara. Informimi në kohë është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur qytetarët“, shton Xhigall.

 

Ai thekson se në anën tjetër është e domosdoshme të funksionojnë mekanizmat institucional, konkretisht te ne Sektori për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore digjitale pranë MPB-së, si dhe Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Disa shenja jo të zakonshme të ueb portaleve që duhet të na sinjalizojnë për kujdes:· kompani të panjohura pa të dhëna publike të mjaftueshme;· Ueb faqe gjysëm të punuara, skematike me strukturë të thjeshtë dhe më numër të vogël të nënseksioneve;· adresa elektronike të serviseve publike siç janë Google, Yahoo, Microsoft;· mungesë e kontaktit telefonik,· të verifikohen edhe të dhënat në banka përmes të cilave bëhen pagesat.

 

Online blerja është gjithnjë e më aktuale në Maqedoni

 

Në anketën e realizuar me qytetarë, mbi 80 % e tyre kanë blerë nga shitore online të jashtme edhe atë më tepër mjete elektronike dhe veshje.

 

Në pyetjen nëse vlerësojnë se ekzistojnë faqe interneti virtuale, madje 82% nga ata e kanë pohuar, ndërsa disa janë përgjigjur se kanë humbur para për shkak të ofertave të rrejshme në internet.

 

Me rastin e ditës ndërkombëtare të konsumatorëve, 15 mars, nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) kanë deklaruar se njerëzit për çdo ditë gjenden në situatë që në një farë mënyrë iu rrezikohen të drejtat. Në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të tyre, kjo OJQ ka paralajmëruar se do të përgatisë propozim ligj për të drejtat e konsumatorëve, i cili, siç kanë sqaruar, do të jetë i kuptueshëm për njerëzit, dhe në të cilin do të kërkohet që të përforcohen inspektimet e tregut.

 

“OKM në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve ka përpiluar broshurën “ Top 10 mënyrat si të jeni të sigurtë online si konsumatorë”:1. Shfrytëzoni fjalëkalime të ndryshme origjinale;2. Shfrytëzoni veglat për siguri;3. Jini të kujdesshëm se çfarë shpërndani në rrjetet sociale;4. Kini kujdes në wi-fi;5. Mos lejoni të mashtroheni nga e-posta të rrejshme ose SMS dhe mesazhe tjera;6. Shmagni hapjen e njoftimeve në e-postën ose linqeve jot ë zakonshme;7. Shfrytëzoni e-postë të përkohshme;8. Sigurohuni që pagesat tuaja janë të sigurta;9. Regullisht bëni ripërtrirjen e softuerit;10. Instaloni dhe ripërtrini muret mbrojtëse (firewalls), antivirusin dhe softuerin kundër spiunimit.

 

MPB tash për tash mbrojtës i vetëm nga mashtruesit, të cilët përmes ueb portaleve të rrejshme ofrojnë oferta të rrejshme

 

Në përputhje më Ligjin për qasje të lirë te informacionet, nga MPB për këtë storie janë përgjigjur se vetëm gjatë periudhës nga viti 2015 deri më 2017, në këtë ministri janë paraqitur 33 vepra penale të kualifikuara si “ mashtrim kibernetik”. Në këtë periudhë, nga 269 vepra penale për të cilat janë paraqitur 209 autorë, 153 janë për dëmtim dhe për hyrje të palejuar në sistemin kompjuterik, ndërsa 18 për lloj tjetër të aktivitete të palejuara në internet, përgjigjen nga MPB .

 

Nga Sektori për krim kibernetik dhe mjekësi ligjore digjitale i këshillojnë qytetarët dhe subjektet juridike në radhë të parë të edukohen të njohin lajme të rrejshme me të cilat është i vërshuar internet. Paraprakisht të kenë kujdes se në cilën llogari bankare e bëjnë pagesën, të kërkojnë më tepër informacione nga ana e partnerit të tyre të biznesit nga jashtë mbi vërtetësinë e inforamcioneve që i përmban llogaria bankare, si dhe bashkëpunim të ngushtë me bankat në Republikën e Maqedonisë me qëllim prevencioni edhe nëse është bërë pagesë, stopimi i të njëjtës dhe ngritja e procedurës për kthimin e mjeteve të palëve të dëmtuara.

 

Lajmi i rrejshëm gjithashtu është shkelje dhe vepër penale, në varësi nga ajo se me çfarë ka të bëjë lajmi i rrejshëm. Nëse bëhet fjalë për mashtrim shfrytëzimi atëherë kjo është shkallë e vjedhjes ku tashmë ka një të dëmtuar ose potencialisht qëllim për këtë dhe lajmet e këtilla të rrejshme që përmbajnë oferta të rrejshme me qëllim të përfitimit të padrejtë të parave i nënshtrohen ndjekjes penale. MPB i inkurajon qytetarët të paraqesin lajme internet dhe informacione tjera internet që përmbajnë elemente të biznesit në internet ose shërbimeve, respektivisht internet pagesës, për të cilat dushojnë se janë të rrejshme.

Këshilla për blerje në internet:· vetë shkruajeni adresën e vendit të shitjes;· asnjëherë në ueb faqen e vend-shitjes mos shkoni nëpërmjet linkëve nga rrjetet sociale ose mesazheve të ngjashme;· para se t’i vendosni të dhënat nga kartela verefikoni nëse në fillim të adresës ka një dry të hapur ose ka një “S” në fund të “http” ;· klikoni në drynin që të verifikoni nëse URL adresa çon në ndonjë vend shitjeje. (burimi: usb.mk)

Ekspertët njëzëri- është i nevojshëm kominikim më i mirë mes qytetarëve dhe isntitucioneve

 

Riçlliev thotë se institucionet në Maqedoni janë afërsisht inerte dhe jo efikase mbi sferën digjitale, duke përfshirë edhe ekonominë digjitale dhe njohjen e lajmeve të rrejshme me qëllime krimogjene. Ai hamendëson se kjo i detyrohet mosedukimit dhe injorimit të rëndësisë dhe madhësisë së tregtisë online, por edhe mungesë e presionit nga publiku.

 

„Për fat të keq, sa herë që një dukuri e dëmshme nuk bëhet massive, rrallë reagohet. “ Parandalo në vend që të shërosh”, nuk funksionon në këto hapësira. Me rëndësi është që të dihet se tregtia digjitale nuk njeh kufijë edhe blerësi dhe shitësi mund të jenë nga vende të ndryshme,por në këtë rast masat juridike më vështirë funksionojnë“,thotë Riçliev, duke theksuar se gjithnjë duhet të pritet nga institucionet dhe shton: „Blerësi ka përgjegjësi gjithashtu. Ai është bashkëautor në një krim dhe kontrabandë eventuale“.

 

Sead Xhigall, thotë se përmirësimet janë gjithnjë të domosdoshme, por realitet është se institucionet tona kanë kuadër të mjaftueshëm professional dhe teknologji t’iu ndihmojnë dhe mbrojnë qytetarët nga lajmet e rrejshme që kanë për qëllim mashtrimin. Sipas tij:

 

„Institucionet janë të përfshira në më tepër rrjete ndërkombëtare për bashkëpunim, ndërsa vendi dhe rajoni janë në një masë zonë veprimi aktive transakcionesh. Pjesa ku sistemi duhet të përmirësohet gjithsesi është kominikimi i qytetarëve me institucionet, respektivisht më tepër besim ndaj shërbimeve kompetente, paraqitje të rregullta të keqpërdorimeve dhe kërkim i ndihmës atëherë kur iu duhet“.

 

Relacionet në internet “ blerës-shitës” po bëhen gjithnjë më dominante

 

Tregtia nëpërmjet internetit e mallrave me pakicë dhe shërbimeve në mënyrë drastike po rritet në Republikën e Maqedonisë. Sot edhe te ne nëpërmjet internetit nga jashtë mund të blesh thuajse gjithçka, nga gjilpëra deri në llokomotivë.

 

Qytetarët e Maqedonisë, tregon edhe anketa jonë, tashmë nëpërmjet internetit nuk blejnë vetëm picë, por edhe veshje, këpucë, libra, mjete eletronike, ndërsa kohëve të fundit më tepër markete qytetarëve iu ofrojnë që në shtëpinë e tyre t’iu dërgojnë gjithçka që iu duhet nga mjetet për higjienë, artikuj ushqimor dhe pemë e perime.

 

Gjithçka që duhet bëni është që nëpërmjet kartelave tuaja pagesore nga njëra bank vendore nëpërmjet kompjuterit tuaj personal ose nëpërmjet celularit të paguani në llogarinë e shitores, e cila ua ofron shërbimin konkret në internet.

 

Paraprakisht, paralajmërojnë bashkëbiseduasit tanë, ekspertë të komunikimeve në internet, por edhe kompetentët në MPB, para se ta startoni pagesën nga llogaria juaj bankare, mirë verifikoni autenticitetin e ofertës nga subjektet tregtare ose shërbyese. Numri më i madh i tyre, tregon se përvoja nga blerjet “online” në vend dhe në botë janë valide. Por, mes tyre kohë pas kohe, me lajme të rrejshme, me lajme për oferta të rrejshme, di të ndërfutet edhe ndonjë mashtrues siç është edhe shembulli në fillim të tekstit.

 

„Civica mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) nga Maqedonia dhe Instituti suedez për administratë publike (SPIU) nga Suedia.“

Përmbajtja e kësaj storie hulumtuese është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Civica mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.