Grafitet në mure nuk lidhen vetëm me të tashmen. Arkeologët kanë gjetur  porosi të gdhendura në muret e gurit qysh në kohën Greqisë antike apo Perandorisë Romake.

 

Në kohën moderne ngjyrosja e mureve me spërkatëse ndërlidhet me hip-hop kulturën. Në Maqedoni jo rrallë herë përmban gjuhë të urrejtjes ndaj tjetrit.

 

EMISIONIN E PLOTË E GJENI KËTU:

Sharrje, ofendime dhe gjuhë të urrejtjes e ediskriminim. Këto përmbajtje mund të lexohen nëpër muret e qyteteve nëpër tërë Maqedoninë.

 

Policia në dosjen e sajkashumete persona pergjegjes per ketografite, por nuk arrin të parandalojë këtë fenomen.

Por, a është gjuha e urrejtjes një formë e lirisë së shprehjes?

 

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nëpërmjet Ligjit për qasje të lirë deri te informacioni, vende më kritike ku ka prezencë të grafiteve me gjuhë të urrejtjes janë Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Struga.

 

Statistikat tregojnë se si vite më kritike kur janë shënuar incidente të nxitura nga urrejtja janë 2013 dhe 2014, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për vitin e fundit, kur kulminuan protestat me dhunën në Parlament.

 

Vetëm në vitin 2013 janë shënuar 116 vepra penale të nxitura nga urrejtja, prej të cilave 97  kanë qenë nga mosdurimi etnik.  Pjesa më e madhe e kryerësve të veprave kanë qenë të moshës së mitur, ndërkaq si viktima dhe kryerës paraqiten maqedonasit dhe shqiptarët etnik.

 

Komiteti Helsinkut është një organizatë që monitoron rastet e gjuhës së urrejtjes dhe lufton këtë fenomen. Projekti i tyre, që e zbatojnë viteve të fundit, u mundëson qytetarëve që vet të lajmërojnë rastet e gjuhës së urrejtjes.

 

Raste të gjuhës së urrejtjes dhe të diskriminimit shpesh janë lajmëruar nga shoqatat joqeveritare, por Prokuroria Publike nuk ka hapur asnjë rast. Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore Shkupi 1, që është gjyqi më i madh në vend, gjatë viteve 2013 dhe 2014 nuk është procesuar asnjë lëndë që katë bëjë me gjuhën e urrejtjes, edhe pse janë regjistruar incidente të shumta.

 

Qytetarët janë të shqetësuar nga gjuha e urrejtjes që është prezente në sferën publike. Thonë se është e nxitur nga politika dhe se pikërisht politika mund ta zgjidhë këtë problem.

 

Përdallim nga gjyqet e Maqedonisë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut u kushton një rëndësi të posaçme rasteve të gjuhës së urrejtjes. Nëse një rast i gjuhës së urrejtjes nuk procesuohet, atëherë ai prodhon urrejtje edhe më të madhe, jotolerancë dhe dhunë.

 

DOKUMENTARIN HULUMTUES E GJENI KËTU:

GJUHA E URREJTJES – SI TË PËRBALLEMI

Grafitet si formë e shprehjes së mendimeve dhe kreativitetit, apo vend si shfryerje, sharrje, ofendime dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes?Emisioni i dytë në kuadër të projektit "ZIGZAG – deri te zgjidhja e problemit nëpërmjet debateve televizive", i përkrahur nga programi CIVICA MOBILITAS dhe i realizuar nga BIRC.

Posted by BIRC on Samstag, 18. November 2017

Ky emision u mbështet nga CIVICA MOBILITAS 

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.