Fëmijët me nevoja të veçanta nuk arrijnë të marrin vëmendjen e institucioneve dhe të organizatave joqeveritare.
Zyra e UNICEF-it në Shkup ka bërë të ditur se në Maqedoni ka afërsisht 22 mijë fëmijë me nevoja të veçanta.

 

Përfaqësues të kësaj zyre, kanë theksuar se shumë nga këta fëmijë nuk e vijojnë shkollimin, ndërkohë që një numër i madh i tyre, sidomos në vendet rurale, mbeten të padukshëm dhe nuk mund t’i shfrytëzojnë të drejtat e fëmijëve. Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta barabarësisht në jetën shoqërore tashmë alarmohet nga shumë organizata që po promovojnë një qasje të re institucionale.

 

Përfshirja e fëmijëve menevoja të veçanta në institucionet shkollore mbetet një sfidë e vërtetë. Kushtet më specifike për ta, sidomos qasja ndaj tyre, kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë. Në kuadër të sistemit shkollor ekzistojnë klasë speciale për nxënësit me nevoja të veçanta. Nuk kanë munguar edhe projektet për përfshirjen e tyre në aktivitete të ndryshme.

 

Puna me fëmijët me nevoja të veçnta mbetet një sfidë e vërtetë dhe tepër specifike. Një sipërmarrje e madhe që kërkon përfshirjen e më tepër aktorëve shoqëror. Por nuk kanë munguar organizatat e frymëzuara që i kanë dhënë një dimension dinjiteti dhe barazia botës së atyre që nuk dallojnë prej nesh.

 

Tashmë në horizont poduket një ndjeshmëri tjetër ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Një qasje gjithpërfshirëse duket se gjithnjë e më tepër mundëson që këta fëmijë ta ndjejnë veten të barbartë në shoqëri. Janë me dhjetra projekte që promovojnë të drejtat e tyre, ndërkohë që institucionalisht bë bëhen përpjekje që këta fëmijë të jenë pejsë e jetës së përbashkët. Ka ende shumë punë për t’i bërë, por ia vlen përpjekja.

 

PËR MË SHUMË, NDIQENI DEBATIN DHE HULUMTIMIN NË VIDEON MË POSHTË!

 

Ky emision u mbështet nga CIVICA MOBILITAS 

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.