Pjesëmarrja e gruas në jetën publike mbetet një tabllo mungese që po ekspozohet me vite përpara dominimit mashkullor. Me dhjetra organizata joqeveritare të vendit tashmë e kanë theksuar pamjaftueshmërinë e përfshirjes së gruas në jetën publike. Edhe pse ndërkohë ka një përfshirje më të teksuar, duket se kjo nuk mjafton për të krijuar pejsazhin e plotë të barazisë gjinore. Zëri i gruas për përfshirje dita-ditës bëhet më i fuqishëm, ndërkohë që edhe faktorët e mospërfshirjes po e shtrijnë ndikimin e tyre të komplikuar. Mes betejës për barazi gjinore dhe refuzimit shumëfaktorësh ndodhet një zonë angazhimi që nganjëherë nuk e merr gjithë fuqinë e zërit të vetë.

 

Përfshirja në jetën institucionale e gruas duket se është me shumë sfida. Kohëve të fundit duket se kemi një pamje tjetër të përfshirjes në institucionet lokale dhe në isntitucionet tjera publike. Por, a mjafton kjo përfshirje?

 

Shoqatat e grave janë portat kuptimplote të afirmimit të barazisë gjinore. Ato posedojnë statistikat e nevojshme të përfshirjes, ndërkohë që nëpërmjet shumë projekteve synojnë që ta senzibilizojnë gjithnjë e më tepër përfshirjen e gruas në jetën publike. Një sipërmarrje e vështirë dhe me shumë sfida të paparashikueshme.

 

Shoqëria përgjithësisht tashmë po tregon mirëkuptim për angazhimin e gruas në jetën publike. Mes pamundësisë që vjen nga e kaluara dhe horizontit të përfshirjes ndodhet një sensibilitet dhe angazhim shumë më i madh i barazisë gjinore. Vetë gratë tashmë po e rithksojnë në çdo rast idenë e pushtimit të hapësirës duke injoruar pasivitetin. Një betejë që dita-ditës po fuqizohet dhe po fiton dinamika të reja.

 

PËR MË SHUMË, NDIQENI DEBATIN DHE HULUMTIMIN NË VIDEON MË POSHTË!

 

 

Ky emision u mbështet nga CIVICA MOBILITAS 

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.