Maqedonia llogaritet si vend multikulturor, por paragjykimet në komunikimin kulturor mes bashkësive etnike nuk kanë lejuar që ata të njihen sa duhet dhe të shkëmbejnë vlerat e tyre. Në të shumtën e rasteve këto komunikime janë fragmentare dhe pa pasur mundësi që të zhvillohen në një komunikim të përhershëm produktiv. Sidoqoftë ekzistojnë organizata joqevritare, të cilat me shumë ngulm i ka dhënë një nxitje interkomunikimit kulturor dhe tashmë mbajnë shenjën e kësaj hapjeje interkulturore.

 

Produksioni kulturor mes etniteteve të ndryshme rrallë kalon barrierat e moskomunikimit. Ka aq pak krijues që kanë arritur të jenë pjesë e ndonjë ngjarjeje përpara publikut të etnitetit tjetër. Me përjashtime të vogla shkëmbimi i vlerave krijuese është i pakët dhe pa ndonjë strategji për të përçuar vlerat te tjetri, tek një sistem tjetër kulturor, që do të shërbentë si një njohje më e madhe dhe në funskion të shembjes së paragjykimeve.

 

Sa më tepër të komunikosh, ta njohësh tjetrin, aq më tolerante bëhet një shoqëri. Mungesa e njohjes së tjetrit krijon dhe nxitë paragjykime. Këto fakte janë theksuar me dhjetra herë nga shoqata joqeveritare të cilat kultivojnë komunikimin kulturor dhe tejkalimin e barrierave që nxisin izolim dhe monolog shoqëror. Ekzistojnë edhe organizata të cilat në fokus kanë të rinjtë, komunikimin e tyre kulturor pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

 

Interkomunikimi kulturor mbetet një hapësirë e domosdoshme për njohje sa më të madhe të tjetrit. Kjo mundëson që të kemi më pak paragjykime dhe stereotipe ndaj njëri-tjetrit. Sinjalet për një gjë të tillë tashmë janë dhënë, por kjo duket e pamjaftueshme për një komunikim dhe njohje më esenciale. Sidoqoftë ta njohësh tjetrin do të thotë ta njohesh vetveten!

 

Në këtë temë, në emisionin ZIGZAG të Besim Iljazit, debatojnë profesori universitar Salajdin Salihu dhe përfaqësuesi i organizatës CED Metin Muaremi.

 

PËR MË SHUMË, NDIQENI DEBATIN DHE HULUMTIMIN NË VIDEON MË POSHTË!

 

Ky emision u mbështet nga CIVICA MOBILITAS 

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.