Gjatë konferencës të organizuar nga BIRC (Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal) e mbështetur nga programi CIVICA MOBLITAS, nga aktorët e jetës publike dhe institucionale u debatua gjerësisht mbi temën “ Ngritja e vetëdijes publike për shpalljen e Malit Sharr Park Nacional”.

 

Konferenca e mbajtur më 08.09.2018 në Dobrosht solli këto KONKLUZIONE:

 

-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në përputhje me momentumin e ri të krijuar dhe në përputhje me frymën pozitive dhe impenjuese të angazhimit të saj, të ruaj dhe të intensifikojë dinamikat për një procedim sa më të shpjetë dhe kualitativ aspektet e valorizimit të kësaj nisme, në mënyrë që gjatë vitit 2019 të rrumbullakohet dhe të formalizohet me ligj shpallja e Malit Sharr park nacional.

 

– Në ndërmjet kohën deri sa të shpallet Mali Sharr park nacional, komunat që grafitojnë në këtë zonë të angazhohen dhe të ndërtojnë strategji konkrete për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive të Malit Sharr, duke inicuar veprimtari gjithëpërfshirëse që shkojnë në funksion të kësaj mbrojtje.

 

-Të vazhdohet me projektet senzibilizuese me qytetarët për një informim sa më të drejt për benifitet që ofron shpallja e Malit Sharr park nacional. Sidomos të informohen fshatrat më të thella të Malësisë së Sharrit, duke ofruar gjithë informacionin e nevojshëm dhe suazën menaxhuese të parkut nacional.

 

– Të vazhdohet të mbahet gjallë ideja për shpalljen e Malit Sharr park nacional në hapësirën publike, duke e ruajtur ritmin e deritashëm të senzibilizimit nga ana e Organizatave Joqeveritare, sidomos të Platformës “Miqtë e Sharrit”, që realisht ka shfaqur një protagonizëm të jashtëzakonshëm, duke nxitur debatin dhe duke ofruar informacionin e duhur për idenë e shpalljes park nacional të Malit Sharr.

 

– Të distrubuohet sa më shumë qasja e ekspertëve, studiuesve dhe njohësve profesionistë mbi biodiversitetin e pasur të Malit Sharr dhe benifitet e shumta që do të kenë banorët e vendbanimeve me Shpalljen e Malit Sharr park nacional. Të afishohen dhe të promovohen këto benifte, sidomos zhvillimi i turizmit malor dhe formave tjera të ekoturizmit.

 

– Të krijohet një trup i përbashkët, në të cilin do të përfshiheshin përfaqësues të shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, në mënyrë që të strukturohen dhe harmonizohen aktivitetet për një prcedim sa më efektiv të shpalljes së Malit Sharr Park nacional.

 

Konferencë lidhur me nevojën e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional, e organizuar nga BIRC dhe e mbështetur nga CIVICA MOBILITAS

Gepostet von Klubi i Debatit Politik – KDP am Sonntag, 9. September 2018

Panel diskutim mbi nevojën e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional

Gepostet von Klubi i Debatit Politik – KDP am Sonntag, 9. September 2018