Shkruan: Bardhyl ZAIMI

 

Kam kënaqësinë e veçantë që sot ta hap këtë konferencë, këtë debat mbi temën “ Ngritja e vetëdijës publike për shpalljen e Malit Sharr” Park Nacional, një projekt që realizohet nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal BIRC në kuadër të programit Civica Mobilitas dhe që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike.

 

BIRC relativisht është një organizatë e re që ka për mision krijimin e një suaze të gjerë bashkëpunuese në nivel nacional dhe regjional për promovimin e një dialogu hapur, me të gjitha organizatat dhe faktorët tjerë shoqëror që angazhohen për vlera demokratike. BIRC ka për mision nxitjen e iniciativave qytetare në fusha të caktuar  për t’i fuqizuar dimensionet thelbësore të jetës demokratike që ndërlidhen me lirinë e mediave, transparencën, qeverisjen e mirë dhe gjithë suazën e të drejtave të njeriut.

 

Pikërisht në funksion të këtij msionin, BIRC realizon edhe këtë projekt senzibilizues, nëpërmjet të cilit synohet të hapet një debat i argumentuar dhe shterues me të gjithë aktorët e jetës publike për shpalljen e Malit Sharr Park Nacional. Në kuadër të projektit të finacuar nga Civica Mobilitas, në funksion të ngritjes së vetëdijes publike janë 6 spotet e shkurta senzibilzuese tashmë të publikuara, një film dokemuntar, i cili do të prezantohet sot para jush dhe kjo konferencë, ky debat që synon të shtrojë për diskutim pikëpamjet e ndryshme, argumentet, mbi shpalljen e Malit Sharr Park Nacional.

 

Sigurisht që ky debat nuk ka munguar dhe ka qenë shumë substancial, ndërkohë që ne jemi përpjekur që t’i japim edhe një shtytje senzibilizuese, që gjithë së bashkëu, t’i japim forcën e argumentit për shpalljen e Malit Sharr Park Nacional. Dipotritë e ndryshme, argumentet diverse, janë pikërisht në funksion të kristalizimit të kësaj ideje dhe në funksion të gjithpërfshirje së më tepër aktorëve në procesin e senzibilizimit dhe finalizimit të këtij synimi.

 

Autori është drejtor i BIRC. Teksti është nga fjalimi i tij në konferencën në temë “Ngritja e vetëdijes publike për shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional”.

Panel diskutim mbi nevojën e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional

Gepostet von Klubi i Debatit Politik – KDP am Sonntag, 9. September 2018

Konferencë lidhur me nevojën e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional, e organizuar nga BIRC dhe e mbështetur nga CIVICA MOBILITAS

Gepostet von Klubi i Debatit Politik – KDP am Sonntag, 9. September 2018