Transparenca e portaleve mbetet gjithashtu një problem që dëmton tregun e mediave online, kurse kualiteti i përmbajtjes shpesh del jashtë kornizave profesionale.

Kjo thuhet në Raportin e Qendrës për zhvillim të mediave “Medium” dhe të Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), i publikuar në fund të muajit korrik.

Në Raport thuhet se “8 nga portalet e monitoruara janë transparente, në impresum kanë të shënuar ekipin redaksional, gazetarët dhe të dhënat tjera të nevojshme, 5 portale evidentohen si jotransparente, ndërsa njëri nga portalet është pjesërisht transparent”.

Në bazë të monitorimit, nga përllogaritja komulative rezulton se të gjitha mediat e monitoruara së bashku gjatë kësaj periudhe 7 ditore kanë publikuar gjithsejt 1902 përmbajtje gazetarske. Në kategorinë e përbajtjeve  origjinale janë evidentuat gjithsej  947 përmbajtje, ndërsa si përmbajtje të marra nga ndonjë medium tjetër janë evidentuar 955 përmbajtje gazetareske.

Pra, pak me tepër se gjysma e përmbajtjeve të publikuara nga numri i përgjithshëm rezulton se janë të marra nga media tjera.

“Pikërisht te lajmet të marra nga mediat tjera rezulton se ato janë bërë  “copy paste”, pa ndryshuar as titullin e lajmit. Gati të gjitha këto përmbajtje gazetareske shfaqen uniforme për secilin portal informativ, pa asnjë ndryshim”, thuhet në Raport.

Kategoria e burimeve te tekstet origjinale shfaqet si një hedikep tjetër. Diversifikimi i i burimeve mbetet parim gati i papërfshillshëm, ndërkohë që numri dërrmues i përmbajtjeve origjinale të publikuara janë vetëm me një burim.

Janë evidentuar te kjo kategori edhe përmabjtje gazetareske të diversifikuara, por edhe linqe që tregojnë backgroundin e lajmit, duke krijuar kështu një pasqyrë më të saktë për kontinuitetin e informimit për një problematikë të caktuar.

 

Raportin e plotë e gjeni KËTU.

 

I mbështetur nga CIVICA MOBILITAS