RRETH NESH

BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Shkup. Vizioni i organizatës  ndërtohet mbi një koncept të hapur për nxitjen, promovimin dhe afirmimin e bashkëpunimeve rajonale në frymën e vlerave më të mira europaine në gjithë spektrin e angazhimeve të organizatava civile për një shoqëri të mirëfilltë demokratike. BIRC ka për vizion ndërtimin e një shoqëria të lirë, tolerante, të barabartë që funksionon tërësisht mbi principet demokratike .

 

VIZIONI DHE MISIONI

 

Organizata ka për misionin krijimin e një suaze të gjerë bashkëpunuese në nivel nacional dhe regjional për promovimin e një dialogu hapur, me të gjitha organizatat dhe faktorët tjerë shoqëror që angazhohen për vlera demokratike. BIRC ka për mision nxitjen e iniciativave qytetare në fusha të caktuar  për t’i fuqizuar dimensionet thelbësore të jetës demokratike që ndërlidhen me lirinë e mediave, transparencën, qeverisjen e mirë dhe gjithë suazën e të drejtave të njeriut.

 

BIRC ka për qëllim ta dinamizojë bashkëpunimin në nivel nacional dhe rajonal në të gjitha ato dimensione që shfaqen deficitare (të munguara) dhe që pamundësojnë ndërtimin e një shoqërie të mirëfilltë demokratike.

BIRC kryesisht angazhohet në promovimin e bashkëpunimin në fushën e gazetarisë, por edhe gjithë spektrit që nënkupton angazhim të shoqërisë civile, angazhim për një shoqëri të hapur me mundësi të barabarta.

BIRC ka për qëllim që të inicojë bashkëpunime në projekte konkrete që ndërlidhen me kauza të përbashkëta qytetare në nivel nacional dhe rajonal. Njohjet, këmbimi i vlerave , praktikave dhe përvojava të përbashkëta mbetet ndër qëllimet kryesore të organizatës.

 

Njohjet kulturore, nxitja e dialogut interkulturor gjithashtu mbetet një dimension i rëndësishëm në misionin dhe qëllimet e organizatës.

BIRC synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes gazetarëve, baartësve të shoqërisë civile dhe eksperteve të fushave të ndryshme në Ballkan. Organizata gjithashtu synon një njohje të hapur mes popujve në ballkan, pa paragjykime dhe stereotype.

 

Për një bashkëpunim sa më konkret dhe kreativ rreth vlerave të përbashkëta, BIRC synon prodhimin e storieve të përbashkëta nga fusha të caktuara, hulumtime që ndërlidhen me luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar.

BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

 

 

Objektivat e BIRC kanë një shtrirje të shumanshme:

 

  • – Prodhimi i storjeve hulumtuese nacionale dhe transnacionale

 

  • – Analiza në fushën e politikës, ekonomisë, financave dhe sigurisë

 

  • – Organizimi i debateve rajonale dhe panel diskutimeve për çështje të ndryshme

 

  • – Projekte për luftën kundër korrupcionit dhe krimit të orgainizuar në Ballkan

 

  • – Përfshirje rajonale në promovimin e vlerave demokratike dhe kulturore

 

  • – Këmbim përvojash nga fushat të ndryshme të jetës qytetare

 

BIRC synon të krijojë një rrjetë bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve, aktivistëve civil dhe ekspertëve në nivel ballkanik në promovimin substancial të të një vizioni dhe perspective europiane për të gjitah vendet e Ballkanit.

 

 

Email: [email protected]

          [email protected]

 

 

Zyra në Maqedoni:

 

  1. Drejtor ekzekutiv: Bardhyl Zaimi, redaktor dhe shkrimtar,

Email: [email protected]

 

  1. Drejtor i programit: Arben Zeqiri, gazetar hulumtues dhe regjisor

Email: [email protected]

 

  1. Administrator i financave dhe menaxher: Lulzim Atuli

Email: [email protected]

 

 

Anëtarë të Bordit Drejtues:

 

1. Koordinator: Xhelal Neziri, gazetar hulumtues dhe analist (Maqedoni)

          Email: [email protected]

                                       2. Seladin Xhezairi, gazetar me përvojë në BBC

Email: [email protected]

      3. Charlotte Stiévenard, gazetare hulumtuese dhe analiste (Greqi)  

           Email: [email protected]

      4. Arben Muka, gazetar dhe profesor universitar (Shqipëri)

           Email: [email protected]

      5. Kristi Petrova, gazetare hulumtuese dhe analiste (Bullgari) 

            Email: [email protected]

      6. Dražen Simić, gazetar hulumtues dhe analist (Bosnjë dhe Hercegovinë)

           Email: [email protected]

      7. Sergej Županić, gazetar hulumtues dhe analist (Kroaci)

            Email: [email protected]

        8. Serbeze Haxhiaj, gazetare hulumtuese dhe analiste (Kosovë)

             Email: [email protected]