Shpesh paragjykohen, keqkuptohen ose stigmatizohen. Jo rallë here edhe etiketohen nga ana e politikës, duke dashur të pamundësojnë aktivitetet e tyre. Por, shoqëria civile dhe aktivizmi qytetar gjithnjë e më shumë po fiton hapësirë dhe ndikim në sferën publike.

 

Aktivizmi qytetar mbetet një ndër shtyllat kryesore të demokracisë. Shoqëritë e përparuara dallohen për një organizim të strkturuar pikërisht të aktivizmit qytetar që në esëncë përfaqëson individin e angazhuar në sferën publike, aty ku merr kuptimi debati mbi fatin e jetës së qytetarëve.

 

Në bazë të të dhënave zyrtare që i siguruam duke shfrytëzuar Ligjin për qasje tl lirë deri te informacioni i karakterit publik, numri i shoqatave të qytetarëve në Maqedoni është në rënie. Nga 12 mijë organizata të regjistruara, vetëm 3 mijë janë aktive.

 

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, në Maqedoni akoma nuk ka një aktiviziëm të konsoliduar qytetar, ndërkohë që tashmë kohëve të fundit vërehet një prani shumë më e madhe e të rinjve që përfshihen në jetën qytetare të komunitetit, por pa arritur që plotësisht të jenë pjesë e procesit të vendimarrjes në nivel nacional dhe lokal.

 

Të gjithë treguesit e tranzicionit të vendeve ish-komuniste, përfshirë këtu edhe ish republikat jugosllave flasin se aty ku në proceset e demokratizimit ka qenë përfshirë edhe shoqëria civile – kjo rrugë ka qenë më e shkurtër.

 

Çfarë është roli i shoqërisë civile apo i shoqatave joqeveritare tek ne? Sa dëgjohet e pse shpërfillet zëri i saj? Sa janë organizatat joqeveritare shprehje e organizimit mbi baza qytetare dhe sa zëdhënëse të pushtetit dhe partive politike?

 

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në në këtë emision të televizionit Art Channel, i realuzuar nga Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe me mbështetje financiare nga programi Civika Mobilitas.

 

Në këtë temë, në emisionin e drejtuar nga Besim Iljazi flasin Lulzim Haziri e Xhabir Derralla, që të dy përfaqësojnë organizata që kanë bërë emër në artikulimin e zërit qytetar në Republikën e Maqedonisë.

 

Ndërkohë, në kuadër të emisionit është edhe hulumtimi mbi rolin e shoqërisë civile në Maqedoni, i realizuar nga gazetarja Xhumadije Ibrahimi.

 

 

Ky emision u mbështet nga CIVICA MOBILITAS 

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.